Video

Kriza e emigrantëve, Shqipëria do të ndërtojë 20 qendra pritëse

Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër.

zh.ll
Kriza e emigrantëve, Shqipëria do të ndërtojë 20 qendra
Foto ilustruese

TIRANË- Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë. Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente. Sipas Monitor shpenzimi për këto qendra do të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë në raste krizash.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB