Video

Kryemadhi kërkon celularin në Gjykatën e Lartë

Vetë deputetja është shprehur se ky send i është marrë pas nisjes së hetimeve për inceneratorët, duke qenë se Partia e Lirisë ka bërë një sërë denoncimesh publike.

F.m
Kryemadhi kërkon celularin në Gjykatën e Lartë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon kthimin e telefonit të sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Rekursi i Kryemadhit është bërë më 1 mars. Celulari është sekuestruar pas kontrolleve të bëra në banesën e çiftit Meta-Kryemadhi. Për ta rimarrë, Kryemadhi duhet të provojë që ky telefon i përket asaj dhe jo dikujt tjetër. Vetë deputetja është shprehur se ky send i është marrë pas nisjes së hetimeve për inceneratorët, duke qenë se Partia e Lirisë ka bërë një sërë denoncimesh publike. Kryeprokurori Altin Dumani gjatë një takimi me gazetarët, e cilësoi sekuestrimin e aprovuar nga gjykata “si një mjet për kërkimin e provës”, por nuk dha më shumë detaje. Çifti Meta-Kryemadhi po hetohen për dy çështje, e para u regjistrua pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri i cili depozitoi në SPAK një kërkesë për lobim dhe pastrim parash. E dyta është dosja Cez-Dia.

 

Poll

MOS HUMB