TIRANË- Mbledhja e Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesë-padisë së bërë nga qeveria për çështjen e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është shtyrë për javën e adhshme. Në mbledhjen e ardhshme pritet të vendoset nëse kërkesa e qeverisë do të kalojë apo jo për shqyrtim nga Kolegji. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, qeveria argumenton se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut ka krijuar një konflikt kompetencash midis Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme, nga ana tjetër. Për këtë arsye, ekzekutivi kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses. Gjykata Kushtetuese është ajo që do të vendosë për 'fatin' e Ballukut, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë.
/ZËRI