Video

Lefter Koka lirohet nga burgu pas katër vitesh

Gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm, e për këtë shkak Drejtoria e Burgjeve pritet që të përpilojë letrat, dhe t’i çojë procesverbalin e lirimit Kokës në ambientet e spitalit.

zh.ll
Lefter Koka lirohet nga burgu pas katër vitesh
lefter koka

TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është liruar nga burgu, 4 vite pas arrestimit të tij. Koka e ka mësuar lajmin e lirimit të tij nga qelia, në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej i shtruar si pasojë e problemeve me zemrën. Gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm, e për këtë shkak Drejtoria e Burgjeve pritet që të përpilojë letrat, dhe t’i çojë procesverbalin e lirimit Kokës në ambientet e spitalit. Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme masa e sigurisë për inceneratorin e Fierit nuk qëndron më, për shkak se dosja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë. Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB