Video

LISTA- Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-n 

Rritja është reflektuar pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në shumicën e profesioneve, por disa prej tyre kanë përfituar më shumë se të tjerët nga zhvillimet e fundit ekonomike. 

zh.ll
LISTA- Profesionet që iu rritën më shumë pagat në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Në një treg pune që po ndryshon shpejt, me kërkesë në rritje për disa profesione dhe mungesë punonjësish në të tjera, pagat po bëhen një tregues i qartë se ku po zhvendoset ekonomia. Rritja është reflektuar pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në shumicën e profesioneve, por disa prej tyre kanë përfituar më shumë se të tjerët nga zhvillimet e fundit ekonomike. Sipas grup-profesioneve, më të mirëpaguarit vijojnë të jenë menaxherët, ligjvënësit, nëpunësit e lartë dhe drejtorët ekzekutivë, me një pagë mesatare prej 132 mijë lekësh në muaj në vitin 2025, ose 6.7% më shumë se një vit më parë. Arsimi vijon të mbetet një faktor i rëndësishëm për të ardhurat. Specialistët me arsim të lartë paguhen mesatarisht 111 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 8.8% krahasuar me vitin 2024.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB