Video

"Pazari" i drogës 15 mijë €-Tritol me porosi nga burgu

Porosia është dhënë nga Sabah Nuzi, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Fushë-Krujës. Sabah Nuzi, u arrestua në shtator të 2025 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi.

F.I
"Pazari" i drogës 15 mijë €-Tritol me porosi nga burgu
oltjon klosi

TIRANË- 7 persona u angazhuan në vendosjen e tritolit në automjetin e 36-vjeçarit, Oltjon Klosi, ngjarje e ndodhur më 10 mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, Tiranë. Porosia është dhënë nga Sabah Nuzi, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Fushë-Krujës. Sabah Nuzi, u arrestua në shtator të 2025 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një shume prej 15 mijë eurosh. Klosi pretendente se e ka shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro. Borxhi është marrë jashtë shtetit, në Spanjë, ku sipas policisë janë lekë të pazareve të drogës. Pasi Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, Sabah Nuzi ka urdhëruar vendosjen e tritolit. Në pranga janë vendosur Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama , Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB