Video

"Parlament pa rend dite"! PD bojkoton Kuvendin më 17 mars 

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se kjo seancë është e thirrur për “axhendën personale” të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa rend dite të miratuar dhe pa mundësi për debat e të drejtë fjalimi për opozitën.

zh.ll
"Parlament pa rend dite"! PD bojkoton Kuvendin më 17 mars 
Gazment Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë seancën plenare të parashikuar për nesër, më 17 mars në orën 10:00, duke e cilësuar atë të paligjshme dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se kjo seancë është e thirrur për “axhendën personale” të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa rend dite të miratuar dhe pa mundësi për debat e të drejtë fjalimi për opozitën. Sipas Bardhit, një parlament i tillë është "një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik". Bardhi e zhvendos të gjithë vëmendjen tek protesta e 22 marsit dhe u bën apel qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke e konsideruar atë si një reagim kundër qeverisë dhe mënyrës së funksionimit të institucioneve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB