Video

MATRIX, aplikacioni që përdoret edhe nga grupet kriminale shqiptare

Tashmë mbetet për t'u parë nëse në Shqipëri do të vijnë të dhënat e grumbulluara, siç u veprua në rastin e "Encrochat" dhe "SkyECC".

F.m
MATRIX, aplikacioni që përdoret edhe nga grupet kriminale shqiptare
Foto ilustruese

TIRANË- Gjuha shqipe është një nga më të përdorurat në aplikacionin e koduar "Matrix", i cili u godit nga skuadra e Europol. ZËRI ka mundur që të kontaktojë me zyrën e shtypit të Europol përmes telefonit dhe ka mundur që të konfirmojë se gjuha shqipe është një nga 33 gjuhët e identifikuara nga autoritetet e huaja. Tashmë mbetet për t'u parë nëse në Shqipëri do të vijnë të dhënat e grumbulluara, siç u veprua në rastin e "Encrochat" dhe "SkyECC" për të vijuar më pas me goditjen e grupeve kriminale që mund ta kenë përdorur si aplikacion për të komunikuar për trafik armësh, droge apo edhe porosi vrasjesh.

Poll

MOS HUMB