TIRANË- Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e familjes së Erjon Llapushit në Pogradec. Personi për të cilin ka nisur hetimi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur i ka gjetur dedektiven private familjes Llapushi dhe kjo e fundit ka shkuar në banesë për të parë nesë ka përgjues të vendosura nga organet e hetimit, me qëllim për t’ia hequr. Kujtojmë se në janar të vitit 2025, mbi 200 punonjës të forcave RENEA, FNSH, Operacionales dhe “Shqiponja” kërkuan për disa orë me radhë Erjon Llapushi në Pogradec, një ndër 5 personat më të kërkuar në vend. Llapushi në vitin 2021 vrau kamarierin, Gazment Kurmaku në një restorant në Elbasan. Më 25 janar 2025 Gjykata e Elbasanit dënuoi në mungesë me 17 vite burg Llapushin.
/ZËRI