TIRANË- Gjykata Kushtetuese i ka dhënë fund përballjes 3-mujore mes shefit të qeverisë Edi Rama dhe Unionit të Gjyqtarëve. Në vendimin e sotëm, Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën duke sqaruar se pagat nuk mund të ulen, pasi në vendim shfuqizoi si të papajtueshëm me Kushtetutën, ndryshimin ligjor të vitit 2023, për pagën referuese të gjyqtarëve, që speficikohej sa 36% e pagës së Presidentit të Republikës. Në argumentim, Gjykata Kushtetuese, përmend nenin 138 të Kushtetutës, sipas të cilit “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit nuk mund të ulen." Unioni i Gjyqtarëve kërkoi rikthimin e referencës së pagës së gjyqtarëve në 54.3% të pagës së Presidentit, duke pretenduar se ndryshimi i vitit 2023 ua uli pagën me 78,000 lekë në muaj. Gjykata Kushtetuese vendosi që kërkesa e unionit të refuzohet dhe se ndryshimet për pagat duhet të bëhen nga Kuvendi deri më 31 korrik 2026.
/ZËRI