
TIRANË- Gjuha e dhunshme, toksike në rrjetet sociale, veçanërisht TikTok, Instagram dhe Snapchat, është në rritje në Shqipëri, duke u shndërruar në ngacmime offline, dhunë dhe, në disa raste gjatë muajve të fundit, në vdekje. Në shkurt, një 27-vjeçare vrau veten në kryeqytet, Tiranë, pasi një foto eksplicite e saj u shpërnda në TikTok dhe një 39-vjeçar u arrestua nën dyshimin se “shkaktoi vetëvrasjen”. Në mars, dy adoleshentë u arrestuan në Fier të dyshuar për vrasjen e një personi tjetër për një “like” në TikTok. Vitin e kaluar, në prill, një burrë qëlloi dhe plagosi dy persona pas një debati në TikTok për muzikë. Të njëjtin muaj, në qytetin portual të Durrësit, dy burra u plagosën në një përleshje që filloi në TikTok. Dhe në maj 2023, një djalë 15-vjeçar u vra dhe një shok u plagos në një përplasje që fillimisht nisi në TikTok. BIRN shkruan se ekspertë të të drejtave thonë se nevojitet një legjislacion, por nuk ka ende asgjë në përgatitje e sipër.