TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Në takim morën pjesë dhe ministrat dhe ish-deputetët e Tiranës, të cilët u njohën me detyrat dhe zonat që do të mbulojnë gjatë fushatës. Rama e ka shpallur Ogerta Manastirliun kandidaten për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme. Teksa mazhoranca ka gjithçka gati për zgjedhjet, Partia Demokratike ende nuk e ka një kandidat për garën në Bashkinë e Tiranës. Opozita do të mbledhë mesditën e nesërme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme. Sipas njoftimit, bëhet me dije se grupi i punës do të informojë rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin e PD në zgjedhjet vendore. Ndërkohë Arlind Qori do të jetë kandidat i Lëvizjes Bashkë për Tiranën në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
/ZËRI