Video

Zgjedhjet në 6 bashki! 'Topi' i kalon KQZ, kur çelet fushata?

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme.

zh.ll
Zgjedhjet në 6 bashki! 'Topi' i kalon KQZ, kur çelet
Foto ilustruese

TIRANË- Pas një procesi të gjatë të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, KQZ do të angazhohet për përgatitjet dhe administrimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 Nëntorit, në 6 bashki të vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë. Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme. Ndërkohë, partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje duhet të dorëzojnë kërkesën për regjistrim deri në datën 11 tetor, si afat i fundit. Koalicinonet kanë afat deri më datë 16 tetor, ndërsa për kandidatët, afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e kandidimit është propozuar data 19 tetor. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shpalli dje zgjedhjet në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Me firmën e kreut të shtetit zgjedhjet e pjesshme vendor do të mbahen më 9 nëntor.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB