Video

Si u ekzekutua nga Avdylajt, Edmir Bregu? Roli i vëllait të deputetit socialist

SPAK ka zbuluar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Edmir Bregu në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2021 kur u qëllua dy herë në kokë dhe në gjoks sapo zbriti nga makina në lagjen 16 të qytetit bregdetar.

zh.ll
Si u ekzekutua nga Avdylajt, Edmir Bregu? Roli i vëllait të
Aldo Avdylaj, Edmir Bregu, Astrit Avdylaj dhe Enea Kume

TIRANË- SPAK dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan mëngjesin e kësaj të enjteje një aksion në Durrës, ku u godit një grup i strukturuar kriminal. SPAK ka zbuluar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Edmir Bregu në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2021 kur u qëllua dy herë në kokë dhe në gjoks sapo zbriti nga makina në lagjen 16 të qytetit bregdetar. Vrasja që asakohe u raportua si konflikt i çastit, pas katër vitesh u zbulua se ishte një ekzekutim për hakmarrje. Konkretisht viktima Edmir Bregu kishte tentuar të vrite nipin e Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. Vrasja e Bregut u porosit nga Astrit Avdylaj, për hakmarrjen për tentativën e ekzekutimit të nipit të tij. SPAK thotë se drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume(vëllai i deputetit të PS, Loer Kume), ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë Alfred Doka dhe shtetasi E.D ( të dy të shpallur në kërkim).

/ZËRI

Poll

MOS HUMB