Video

Çfarë la pas tritoli në shtëpinë e Klea Gjatës

Pistat e Policisë janë përqendruar te lidhja që Klea Gjata ka me Laert Haxhiun.

F.I
Çfarë la pas tritoli në shtëpinë e Klea Gjatës
Klea Gjata dhe Laert Haxhiu

LUSHNJE-Pamjet e mëposhtme janë nga banesa e nënës së Klea Gjatës në Lushnje, të cilës i është vendosur tritoli gjatë natës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Pistat e Policisë janë përqendruar te lidhja që Klea Gjata ka me Laert Haxhiun. Ndërkohë nuk përjashtohet as pista e inskenimit, pasi e reja mund të ketë stisur ngjarjen për të kërkuar azil në një shtet në perëndim. 29-vjeçarja u arrestua më 2023 si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, gjatë operacionit të koduar “Never Forget” pas dëshmisë se bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani. Ajo u arrestua për 'moskallëzim krimi' dhe 'përkrahje të autorit të krimit'. Asakohe dyshohej se Klea Gjata ishte e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021. E reja u lirua më 21 maj të 2024-ës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB