TIRANË- Pak ditë më parë në shkollën “Dom Nikollë Kaçorri” në Durrës u regjistrua një sherr masiv me thika, ku një 15-vjeçar u plagos rëndë. Konflikti sipas dëshmive të familjarëve u nis fillimisht në rrjete sociale dhe më pas u zhvillua në ambientet e shkollës.
Nisur nga ky rast, por edhe nga ngjarje të tjera të mëparshme që kanë përfunduar me pasoja fatale, ne do të sjellim në vëmendje se sa incidente serioze mes adoleshentëve ka pasur Shqipëria gjatë vitit 2024.
Sipas raportit më të fundit të iSIGURT.al, gjatë vitit 2024 ka pasur 407 incidente serioze online që përfshijnë fëmijë dhe të rinj, një rritje pothuajse 67 % krahasuar me vitin 2023. Sipas raportit grupmosha më e prekur është 15-18 vjeç.
Platformat dixhitale janë hapësirat kryesore ku ndodhin incidentet, ku vendin e parë e zë TikTok duke regjistruar 1,564 raste. Pas TikTok, ishte Telegram me 157 raste, ndërsa Instagram dhe Facebook regjistruan nga 118 raste secila. Format kryesore të dhunës online janë: kërcënimet, shantazhet, përndjekjet, bullizmi dhe gjuha e urrejtjes. Kufizimi i aksesit në TikTok, një vendim i marrë në dhjetor të vitit të kaluar nga qeveria shqiptare duket se nuk mjaftoi.
Çfarë duhet bërë? Cliët janë shembujt më të fundit nga e gjithë bota që i kanë kushtuar një vëmendje të madhe sigurisë së fëmijëve nga epoka dixhitale?
Australia bëhet vendi i parë në botë që ndalon plotësisht rrjetet sociale për fëmijët, platformat si: TikTok, YouTube, Spnapchat, Facebook dhe X. Duke nisur që nga 10 dhjetori i këtij viti çdo person nën moshën 16-vjeç nuk do të lejohet të ketë një llogari në këto plaforma si dhe kopmanitë që nuk do e zbatojnë këtë rregull do të gjobiten deri në 49.5 milionë dollarë australianë. Po ashtu na duhet dhe sensibilizim i prindërve dhe fëmijëvë për mënyrën se si duhet të përdoren këto plaforma, si në rastin e Irlandës.
Në fund të nëntorit një fushatë ka nisur online në Irlandë që titullohet: “Pause Before You Post”, (Ndalo para se të postosh). Qëllimi është të sensibilizojë prindërit për rreziqet që mund të vijnë nga publikimi i videove dhe fotove personale të fëmijët e tyre në internet. Arsyeja pse fushata ka nisur tani është rritja e shqetësimeve për sigurinë dixhitale të fëmijëve, pasi këto postime mund të përfundojnë në duar të gabuara, mund të përdoren për abuzim, apo të shfrytëzohen për imitime me inteligjencë artificiale. Ekspozimi i fëmijëve në internet po bëhet një nga sfidat më serioze të privatësisë për fëmijët në epokën digjitale, sidomos kur fëmijët ende nuk kanë mundësi të kuptojnë pasojat. Po ashtu aksesi i tyre në palforma të tilla po ngjall konflikte verbale, si në rastin e Shqipërisë. Në Shqipëri duhet të ketë më shumë fushata, më shumë rregulla dhe më shumë ndërveprim mes fëmijëve, mësuesve dhe prindërve për të rritur sigurinë e tyre në shkollë, në shtëpi apo në komunitet. Po ashtu rregulla apo ligje nga institucionet shtetërore që të parandalohen rastet e tilla./ZËRI