
TIRANË- Shqipëria do të mirëpresë nesër Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Më shumë se 40 liderë shtetesh nga mbarë Evropa mbërrijnë sot e nesër në kryeqytet. Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Tema e takimit është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
I pari që ka ardhur është kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, i cili është pritur me ceremoni dhe do të mbajë një konferencë për mediat. Pritet që Starmer të nënshkruajë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, sipas Reuters, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve.