TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilët akuzohen për korrupsion dhe vepra të tjera penale, ndërsa gjithsej 28 persona dhe shoqëri janë marrë të pandehur. Veliaj përballet me 13 vepra penale, ndër to 9 raste korrupsioni pasiv me biznese ndërtimi dhe organizata joqeveritare që kanë përfituar fonde publike apo leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Ndërsa bashkëshortja e tij, Xoxa akuzohet për përfitime të parregullta dhe blerje online në vlerën 850 mijë euro. Sipas SPAK, skema përfshinte shpërblime të dhëna në këmbim të kontratave apo favorizimeve, si dhe fshehje pasurish në deklaratat zyrtare. Çështja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa pritet që procesi të venodsë fatin e Veliajt.
/ZËRI