Video

SPAK në aksion, 'Arrest shtëpie' për kreun e SHISH, kontrolle deri në Durrës

Në pranga kanë rënë, Fatjon Kalluçi, shefi tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani, kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës, i cili dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët e tij në këto ambiente.

zh.ll.

SPAK në aksion, 'Arrest shtëpie' për kreun e SHISH,

Në një aksion të befasishëm në lidhje me hetimet për AKSHI-n, SPAK ka ushtruar sot kontrolle në banesën e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe ka lëshuar masë sigurie ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit, e emëruar në krye të SHISH në vitin 2023, është pezulluar nga detyra me urdhër të GJKKO dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për një operacion që është shtrirë deri në zonën e Shkozetit në Durrës. Deri më tani janë ekzekutuar në total 2 urdhërarreste, ndërsa Hyseni rezulton jashtë shtetit. Në pranga kanë rënë, Fatjon Kalluçi, shefi tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani, kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës, i cili dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët e tij në këto ambiente. Ndërkohë, Forca RENEA dhe ato Speciale u panë në Shkozet të Durrësit për disa orë, atje ku dyshohet se Ergys Agasi ka kaluar një pjesë të arratisë të tij. Kontrollet janë kryer edhe në bazat e grupit të njohur si "Troplini" në Durrës. Operacioni i ri vjen pasi arrestimit të Ergys Agasit më 26 gusht për abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB