
TIRANË- Pas spitalit të Fierit, 4 spitale të tjera në vend janë pajisur sot me kartën e autonomisë spitalore. Bëhet fjalë për spitalin rajonal të Vlorës, Shkodrës, Durrësit dhe Lezhës. Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon që të fuqizojë spitalet publike, ku tashmë mjekët do të kenë mundësi që të ofrojnë shërbime private jashtë prarit të punës, por në ambientet e spitalit publik dhe duke shfrytëzuar pajisjet e tyre, ndërsa tarifat do të vendosen nga vetë strukturat. Sipas kryeministrit Edi Rama, përmes kësaj skeme, mjekët mund të marrin 70% të pagesës, ndërsa 30% do t’i kalojë spitalit.