Video

Vrasja e çiftit Mujeci! Kolndreu mohon përfshirjen: S'kam dijeni

Para trupës gjykuese Kolndreu ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjare, duke thënë se nuk e dinte që autorët e kishin fshehur makinën pranë banesës së prindërve të tij. 

zh.ll
Vrasja e çiftit Mujeci! Kolndreu mohon përfshirjen: S'kam
cifti mujeci-besnik kolndreku

TIRANË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Besnik Kolndreun, i cili u arrestua më 18 qershor në Mal të Zi, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, më 26 prill të këtij viti në fshatin Balldren të Lezhës. Para trupës gjykuese Kolndreu ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjare, duke thënë se nuk e dinte që autorët e kishin fshehur makinën pranë banesës së prindërve të tij. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 40-vjeçarit. Kolndreu dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimeve. Në kërkim si autorë të ngjarjes janë shpallur Adriano Mëhilli 22 vjeç, Renato Mëhilli 23 vjeç dhe Florin Mëhilli 36 vjeç.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB