Video

Ylli Zalla i shpëton sërish RENEA-s, 'arratiset' mes pyllit! Kapet vëllai i tij

RENEA dhe forcat e policisë kishin marrë informacion për vendndodhjen e tij, por 49-vjeçari ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.

zh.ll
Ylli Zalla i shpëton sërish RENEA-s, 'arratiset' mes pyllit!
ylli zalla

TIRANË- Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë orëve të natës një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e 49-vjeçarit Ylli Zalla. Po edhe këtë herë Zalla ka arritur t’i shpëtojë operacionit policor. RENEA dhe forcat e policisë kishin marrë informacion për vendndodhjen e tij, por 49-vjeçari ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira. Në banesën e tij është gjetur Fatmir Alla, 55 vjeç, i cili e ndihmonte të fshihej dhe e njoftonte për Policinë. Blutë kanë arrestuar edhe vëllain e Ylli Zallës, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor në shpërthimin me tritol më 10 qershor 2026 në Lezhë. Konkretisht lënda plasëse u vendos në një ambient të hapur tokë në Balldren të Lezhës. Vëllai i Ylli Zallës do të hetohet në gjendje të lirë. Zalla rezulton në kërkim për dy arsenale armësh, në Zall dhe në Nikël, si dhe për trafik armësh, vendosje eksplozivi dhe rekrutim të shtetasve për ISIS. Arsenali në Nikël u zbulua pas atentatit të Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Ndërkohë dyshohet se mjeti “Toyota Yaris” i përdorur në atentat ka dalë nga banesa e tij.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB