
TIRANË- 13 persona janë marrrë në pyetje në lidhje me vrasjen e Ermir Dedjas në Durrës. Mes tyre është edhe nëna e të riut dhe familjarë të afërt të Dedjas. Po ashtu, po pyeten edhe persona që janë pjesë e grupit shoqëror të të riut, të cilët mund të kenë dijeni për konfliktet e tij të fundit, për të zbuluar ndonjë detaj që mund të ndihmojë Policinë për zbardhjen e ngjarjes.
Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, janë sekuestruar gjithashtu. Aktualisht, pistat kryesore të hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës dhe ajo e hakmarrjes, ngjarje të cilat lidhen me ngjarjet e 2015 dhe 2017. Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. Por më pas mori pafajësinë. Ndërkohë që në vitin 2015, u prangos teksa i shiste lëndë narkotike 2 personave nga Hasi, të cilët do ta tregtonin në Kosovës.