Video

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Arbër Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, ishte dënuar fillimisht me 22 vite heqje lirie nga Gjykata e Elbasanit.

zh.ll
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani

TIRANË-Gjykata e Durrësit ka vendosur për lirimin mekusht nga burgu të ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Arbër Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, ishte dënuar fillimisht me 22 vite heqje lirie nga Gjykata e Elbasanit. Masa e dënimit u reduktua ndjeshëm me 7 vite nga Apeli i Tiranës, me rikualifikimin e veprës penale, nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një përplasjeje me armë zjarri më 21 prill 2021, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Nga dita e arrestimit e deri më sot në pranga ishte ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB