TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin përfundimtar, për personat e marrë të pandehur për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, ngjarje e ndodhur kjo në zonën e Porcelanit, në Gusht të vitit 2019. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, ndërsa ka shpallur të pafajshëm vëllanë e tij, Erlis Duka. Ndërkohë që Gjykata ka dënuar në mungesë me nga 25 vite burg 4 të pandehurit e tjerë, Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Agajn dhe Oltian Logën. Gjatë deklaratave të tij në Gjykatë, Leonard Duka ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen, dhe kërkonte pafajësinë. Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të viti 2023 për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Malko u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa dyshohet se përveç punës si efektiv, ka qenë pjesë e grupit të Ervis Martinajt.
/ZËRI