Aktualitet

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur rëndë drejt Traumës (VIDEO)

Si pasojë e përplasjes fatale, kanë humbur jetën 2 persona, shoferi Nikoll Prenga dhe Franush Palaj, babai i shoferit tjetër.

zh.ll
Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur
pamje nga aksidenti

MILOT- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut. Nga informacionet paraprake mësohet se janë përplasur 2 automjete. Një automjet me drejtues shtetasin Nikoll Prenga 61-vjeç, është përplasur me një tjetër makinë që drejtohej nga shtetasi D. P., 30-vjeç.

Si pasojë e përplasjes fatale, kanë humbur jetën 2 persona, shoferi Nikoll Prenga dhe Franush Palaj, babai i shoferit tjetër. Ndërkohë, shoferi tjetër dhe 5 pasagjerë, kanë mbetur të plagosur janë dërguar për mjekim te Spitali i Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi:

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB