Aktualitet

Aksion në burgun grek! Gjenden celularë dhe thika në qelitë e Alket Rizait dhe ‘Sandrit’

Gjatë kontrollit, oficerët sekuestruan telefona celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se vetëm 24 orë më parë ishte kryer një tjetër operacion në të njëjtin burg, ku u kontrolluan 17 qeli.

F.I
Aksion në burgun grek! Gjenden celularë dhe thika në qelitë
Alket Rizai

GREQI-Një aksion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Domokos nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. 

Mediat greke bëjnë me dije se mes qelive të kontrolluara me imtësi ishin edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizaj, si dhe të një tjetër të dënuari shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”, i konsideruar organizatori kryesor i transportit të 1.2 ton kokainë në Astakos, në rajonin e Aitoloakarnanisë, nga Karaibet në janar 2020.

Gjatë kontrollit, oficerët sekuestruan telefona celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se vetëm 24 orë më parë ishte kryer një tjetër operacion në të njëjtin burg, ku u kontrolluan 17 qeli.

Hetimet vijojnë edhe për vrasjen e një të dënuari të rrezikshëm, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda ish-Burgut Qendror. Deri tani është arrestuar i dënuari që dyshohet se ka kryer të shtënat, si edhe drejtori i burgut. Ngjarja ka ndodhur në prani të shqiptarit që po vuan dënimin në të njëjtin burg, Alket Rizai. Nuk dihen ende arsyet e krimit, apo nëse ngjarja ka lidhje me vetë Rizain. Ky i fundit është një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi, për shkak të arratisjeve të tij spektakolare nga burgjet greke. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu, e përsëritur të paktën 3 herë./ZËRI

Poll

MOS HUMB