Aktualitet

Aksioni i SPAK në Shkodër, Policia kontroll ndaj 6 personave: Sekuestruam para dhe lista me emrat qytetarësh

Gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë, para dhe lista me emrat e qytetarëve që iu gjetën gjatë kontrolleve.

I.F
Aksioni i SPAK në Shkodër, Policia kontroll ndaj 6 personave:
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shtetit ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në qarkun e Shkodrës. Sipas Policsë, në kuadër të goditjes së krimit zgjedhor u zbatuan vendimet për kontroll personal dhe të automjeteve të 6 personave. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë, para dhe lista me emrat e qytetarëve që iu gjetën gjatë kontrolleve.

Me urdhër të SPAK u ushtrua kontroll ndaj F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës.

Po ashtu, bëhet me dije se është ushtruar kontroll në disa automjete:

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.; 

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.  

“Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve. U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar "Premtimi". Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve. 

Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhire, të koduar “Premtimi”.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.; 

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.  

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti. Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë”, njofton Policia.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lëshoi 6 urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës. Mësohet se kontrollet u ushtruan në disa shtabe elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga deputeti Tom Doshi në kryeqendrën e Veriut. Aksioni ka nisur që sot në mëngjes dhe në terren ishte edhe vetë kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani./ZËRI

Poll

MOS HUMB