Aktualitet

Ankimi i Ballukut në GJKKO, Apeli cakton gjyqtaren që do shqyrtojë çështjen! Kushtetuesja vendos nesër për kërkesën e Qeverisë

Ankimimi lidhet me masat e vendosura nga GJKKO për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

zh.ll
Ankimi i Ballukut në GJKKO, Apeli cakton gjyqtaren që do
belinda balluku

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përzgjedhur përmes shortit gjyqtaren Miliana Muça për të shqyrtuar ankimin e bërë nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe dy vartësve të saj, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli. Ankimimi lidhet me masat e vendosura nga GJKKO për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

“Gjykata regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça” thuhet në njoftimin për shtyp.

Më datë 2 dhjetor, Balluku ankimoi në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme  për shfuqzimin e masave të sigurisë "pezullim nga detyra" dhe "ndalim i daljes jashtë vendit", në të njëjtën ditë kur po shqyrtohej edhe padia e Këshillit të Ministrave në Kushtetuese. Ndërkohë ditën e nesërme, gjyqtarët kushtetues do të mblidhen për kërkesën e kryeministrit për masën e pezullimit të zv.kryeministres. Në ankimim, Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH./ZËRI

Poll

MOS HUMB