MAMURRAS-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Mamurras, ku i kërkuari për tentativë vrsajeje, Leonard Dema u plagos me armë zjarri nga efektivët gjatë tentativës për kapjen e tij. Sipas raportimeve, Dema ka marrë një plagë në pjesën e barkut, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Sipas njoftimit zyrtar, objektiv i operacionit ishte kapja e Leonard Demës, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Trentos në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje. Por gjatë momentit të ndërhyrjes, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke rrezikuar jetën e tyre.
Ndërkohë edhe personi që e shoqëronte në makinë, Amadeo Fufi, 28 vjeç, ka nxjerrë armë zjarri dhe ua ka drejtuar efektivëve të policisë. Fufi rezulton të jetë djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.