ELBASAN-Detaje të reja janë zbardhur nga veprimtaria e gjashtë punonjësve të policisë, të cilët akuzohen se kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive. Në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit, siguruar nga ZËRI hetimet kanë zbuluar komunikime në aplikacionin “WhatsApp”, që dokumentojnë aktivitetin kriminal dhe nxjerrin zbuluar efektivët.
Efektivët Redon Tafilaku, Enea Kapllani, Denis Sinani, Aldi Molla, Gëzim Beqiraj dhe punonjësi i forcave RENEA u zbuluan nga dosja e nënkomisarit Edison Pemaj, i cili u arrestua në muajin qershor 2025, pasi siç rezultoi dhe nga hetimi penal ai i kërkonte në formë gjobe 10 mijë euro një qytetari nga Kosova.
Përveç skedinave komunikimet mes tyre në aplikacionin “WhatsApp” zbulohet se efektivët janë përfshirë edhe në dhënien e huave/borxheve me kamate/fajde për shtetas të ndryshëm. Borxhi jepej edhe në këmbim të një prone, ku kjo verifikohet nga biseda mes nënkomisarit Edison Pemaj dhe qytetarit Ilir Tafa.
soni nënkomisari (Edison Pemaj): Tja jap nr vije ta takoje kunati:
Rayan qytetari (Ilir Tafa): mbasdite tha ai sr ka dal me shpin po nisja, po ky xhuljo do ca lek me fajde si do ja bejme
soni: Se di me pyt. Po a len gjo;
Rayan: po ti pyes po to marim dhe ne kafen
Rayan: ka shpin ne 5 maji e ka me letra;
soni: Po sa lek do?;
Rayan: se di to flas to them se spa i them eshte soni ja to diskutoj me ate jam ne kafe;
soni: Idea esht se bllokohet shpia Po problemi esht se un i kam dhan me 20% dhe i 20mij mos i duket shum
Rayan: po to flas to them
soni: Se kshu fitojmë noj gje edhe ne
Rayon: eshte grop do pranoj ku do iki.
Tafa në mënyrë të vazhdueshme vijon të luajë shuma monetare në emër të tij duke vënë baste sportive, si dhe ti administronte fitimet e basteve të fituara. Nënkomisari nga ana e tij, i ka dhene akses ne nje platforms online bastesh
(link, username dhe kod) dhe ka konfirmuar futjen e shumave të kerkuara.
Në telefonin e Tafës zbardhet një mesazh nga një person ende i paidentifikuar: O byrazer po rnkthe i pergjigje e vlla se po pres tvej Moto o vlla. Po pres leket o vlla. Se kam lekt e mla o byrazer ti sjell edhc që neser se rifillon ndeshja o vlla a kupton. Ja ku i kam katër mij euro. O vlla mkthe / pergjigje se nuk eshte e drejt kshu e burr. Do tkthej nuk mkthen. Ika heren e par i dogja leket nxhep. Edhe ime prap sakrifIkova, thash ma fut se ti sjell neser prap pa pergjigje. Po po loz me miliona o byrazer: Tkam vlla e burr se i kam neshje tsigurta e vlla.'
Por tek nënkomisari Edison Pemaj, komisari Denis Sinani kishte për të dhënë lekë për skedinat që kishte luajtur. Sinani i rrëfehet Pemajt se tek krimet në Dibër nuk ka lekë. Sinani kishte një prej adresave të faqeve të internetit (serverave) për aktivitetin e basteve sportive.
Denisi i thotë Edisonit "Hajt i 200 thuj atij... futi dhe 300 thuj to intern dhe to shtunen ka leket ne dorë kur te vi". Ne daten 22.05.2022 i kerkon to luaje edhe 300 mije leke, po ne kete date i kerkon "futi dhe 200 interit dhe milanit edhe mbylle faqen pastaj se nuk fus mo"
Denis Sinani ne i thotë Edison Pemaj: "O shpirt asnje lek skam nxhep per zotin... as dy mij, ktu te krimet vk, jam tu dal nrrug e sjam to qit gjo ja shkër****** motrën ksaj dibreee dhe te puna spo del asigje fareee por rri rehat se do ti shlyej te giitha."
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi më 20 janar masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë, të cilët akuzohen se kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive. Tre prej tyre janë lënë në masën arrest shtëpie: nënkomisari Redon Tafilaku, inspektor Enea Kapllani dhe qytari Ilir Tafa. Ndërsa për tre të tjerët është vendosur masa ndalim për të dalë jashtë vendit: komisar Denis Sinani, nënkomisar Aldi Molla, inspektor Gëzim Beqiraj dhe efektivin e forcave RENEA. Gjithashtu u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal./ZËRI