Aktualitet

Kreu i AKU u dhunua me sende të forta, Ramir Haderi: Po flisja në telefon, kur... s'kam konflikt me njeri

Si pasojë e dhunës Haderi ka marrë plagë në kokë

F.I
Kreu i AKU u dhunua me sende të forta, Ramir Haderi: Po flisja në
Ramir Haderi

SHKODËR-Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi ka dhënë dëshminë para hetuesve, lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (21 maj), ku u dhunua me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Haderi ka deklaruar se ishte duke folur në telefon kur u sulmoua dhe nuk e ka parë autorin. Në dëshminë e dhënë para policisë, kreu i AKU ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë.

“Isha duke ecur dhe po flisja në telefon, kur një person doli nga një rrugicë dhe më goditi me një send të fortë. Nuk arrita ta shoh, pasi u largua me shpejtësi”, mësohet të ketë thënë ai.

Si pasojë e dhunës Haderi ka marrë plagë në kokë, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime në organet jetësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi sulmi, por deri tani pamjet nuk kanë bërë të mundur identifikimin e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB