Aktualitet

Sërish kontrolle, në 'lupë' burgu i Fierit! Të dënuarit i gjendet “iPhone”

Gjatë kontrollit të dënuarit L.K është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”.

F.I
Sërish kontrolle, në 'lupë' burgu i Fierit! Të
telefoni i sekuestruar

FIER- Kontrollet në burgje kanë vijuar edhe sot, ku një aksion është zhvilluar në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se kontrollet u zhvilluan në godinën B sektori 1 dhe 2. Gjatë kontrollit të dënuarit L.K është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”.

Njoftimi:

Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier

Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.

Kontrollet janë zhvilluar në godinën B sektori 1 dhe 2. Gjatë kontrollit të dënuarit L.K është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”. Për rastin u mbajt raport incidenti dhe i dënuari u dërgua në veçim, ndërsa materialet procedurale iu referuan strukturave përkatëse.

Poll

MOS HUMB