Aktualitet

Rihapet '41 Biss”, Sabah Nuzi i pari që futet në regjimin e ashpër në burgun e Peqinit

I pari që është izoluar në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi.

F.I
Rihapet '41 Biss”, Sabah Nuzi i pari që futet në regjimin e
Sabah Nuzi

PEQIN-Pas pesë muajsh pezullim, regjimi i posaçëm “41 Biss” është rihapur në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Pas kontrolleve të forta të javëve të fundit në të gjitha burgjet e vendit, i pari që është izoluar në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Nuzi është i  vetmi për momentin që do qëndrojnë në regjimin 41-Biss.

Edhe nga një konferencë për shtyp më 19 maj, Ministri komentoi regjimin e ashpër në burgje '41 biss', duke theksuar se kjo masë do të aplikohet në rastet kur të dënuarit përfshihen në aktivitete kriminale brenda institucioneve. Sipas Gogut, nëse ka të dënuar që kontribuojnë në fuqizimin e strukturave kriminale brenda burgjeve, autoritetet nuk do të hezitojnë të përdorin masat e parashikuara me ligj. Në Shqipëri 41 biss u hap sipas modelit Italian. 

Kush është Sabah Nuzi

Sabah Nuzi u arrestua në shtator të 2025 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Sipas hetimeve të SPAK vrasja e Klevis Lleshit është porositur nga Aurel Hoxha, i cili dyshohet se ka paguar 50 mijë euro për ekzekutimin. Si rezultat i operacionit hetimor, përveç Sabah Nuzit janë vënë në pranga edhe Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, ky i fundit i arrestuar në Itali, që dyshohet se kanë pasur rol ndihmës dhe ndërmjetës në organizimin e krimit. Nuzi ka mohuar përfshirjen në krim, duke kërkuar pavlefshmërinë e komunikimeve të siguruara nga Sky ECC.

Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë./ZËRI

Poll

MOS HUMB