
KORÇË- Nëna e Kejsi Spaillarit ka dhënë një prononcim për mediat duke pretenduar se e bija nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e të dashurit të saj, 18-vjeçarit Antonio Karafili. Me video, nga ka dalë nga biznesi i saj për të mbrojtur vajzën dhe për të mohuar përfshirjen e saj në krim. Mes lotësh, ajo shprehet se e gjithë çështja është e sajuar dhe se vajza po merret nën akuzë pa prova konkrete. Por vetëm bazuar në pretendime pa fakte dhe thashetheme. Duke analizuar faktin që e bija është lidhur me krimin për shkak të gjurmëve biologjike në çarçaf, ajo pohon se vajza ishte në vendin e ngjarjes bashkë me të ëmën dhe të vëllanë e Karafilit, madje dhe kishte ndihmuar në uljen e trupit nga pema. Edhe njëherë, mes lotësh, ajo kërkon drejtësi për të bijën.
“Asgjë nuk është e vërtetë. Asgjë! Çdo gjë është sajesë, është e shtirur dhe e stisur. Ka qenë komplet ndyrshe historia! Nuk e njoh fare personin në fjalë, po e dëgjoj për herë të parë. Këtë person e kam dëgjuar vetëm nga historia që ka dalë. Jam e shokuar. Si ka mundësi që në kaq vite nuk u gjet asgjë, dhe tani shpiket kjo histori pa asnjë fakt konkret? Si ka mundësi në kaq vite, Policia nuk është në gjendje që të zbulojë një krim kaq...Si ka mundësi që të bazohen vetëm në fjalë dhe në sajesa? Normal që do gjendej se Kejsi e gjeti bashkë me të ëmën. Ne e dinim historinë e tyre si familje. Nuk kishte asnjë arsye që Kejsi ta bënte atë gjë. Kanë nisur një luftë me mullinjtë e erës. Çdo gjë shpifet dhe besohet! Nuk e kuptoj si ka mundësi që të merret çdo fjalë e thënë e mirëqenë. Kejsi nuk ka lidhje fare. Ata kishin pasur një grindje, ai nuk kishte dashur që të zbriste. Kejsi e kishte lënë dhe ainuk kishte zbritur. Kur vajtën e kanë gjetur. Atë natë tha që e ngritën peshë që i prenë çarçafin, jo që e gjetën me këmbë në tokë. Kjo është thjesht që të të bien në qafë. Është mëkat që të bësh vrasës një person që nuk është,”-deklaron e ëma.
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Kejsi Spahillarin si e dyshuar në vrasjen e të riut Antonio Karafili, në vitin 2018 në Voskopojë. E reja ndodhet aktualisht në Kanada, ku edhe ka krijuar familjen e saj. Bashkë me Spaillarin akuzohet edhe Rexhep Vathi, por ky i fundit i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024. Sipas prokurorisë, nga provat biologjike që janë gjetur në çarçafin me të cilin ishte lidhur viktima, rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari janë autorët e vrasjes të së riut. Pasi i kanë marrë jetën, kanë inskenuan vetëvrasjen./ZËRI