GREQI-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, ku policia greke bastisi burgun e Malandrinos, duke synuar qelinë e një të dënuari shqiptar. Brenda qelisë ndodhej Klodian Lekocaj, shqiptari famëkeq i “Mafia e Burgjeve”, raportojnë mediat greke.
49-vjeçari, i njohur edhe si Klod Cara kishte bllokuar derën e qelisë me një copë druri. Policia u detyrua të thyejë derën e qelisë për të hyrë brenda, ku zbuluan se Lekocaj kishte shkatërruar dhe djegur një telefon celular, me synimin për të zhdukur gjurmët e komunikimeve. Telefoni u sekuestrua dhe do të dërgohet në laboratorët kriminalistikë për të parë nëse mund të rikuperohen të dhënat. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjenden informacione për kontaktet dhe planet e të dënuarit.
Lekocaj është i njohur për veprat e tij penale edhe brenda burgut. 49-vjeçari akuzohet për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh apo kërcënime, ka pranuar fajësinë e plagosjes së bashkëkombasit të tij. Së fundmi Cara më 14 shkurt mori përsipër porositjen e vrasjes në qeli të bashkëatdhetarit të tij, 46-vjecarit Dhimo Meci brenda burgut të Malandrinos.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafeiropoulos, një ngjarje që tronditi Athinën në tetor të vitit 2017. Cara u akuzua si një nga porositësit e vrasjes së avokatit, së bashku me shqiptarin tjetër Oldi Dulçe. Ndërkohë, sipas hetimeve të autoriteteve greke, rolin e ekzekutorit e kishte Mikel Brahimaj.
u arrestua fillimisht në vitin 1997 për vjedhje. Në vitin 2003 është arratisur nga burgu i Volosit, ndërsa në vitin 2005 në Agio Pantaleimona ka qëlluar dhe plagosur në bark një shqiptar dhe më pas në të njëjtin vend në vitin 2006 së bashku me dy shqiptarë ka goditur me thikë një bashkëkombas të tij.
Në vitin 2013, ai u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit, ku pasi mori leje, u arratis në vitin 2014 dhe pak ditë më vonë, së bashku me Arbër Bakon, mori pjesë në një tentativë grabitjeje që rezultoi në plagosjen e një egjiptiani, ndërsa më 31 tetor 2014, së bashku me Arbër Bako dhe një vrasës në Polgio, në Olti. Lekocaj u arrestua përfundimisht në nëntor 2014 në Sepolia, nën shoqërinë e Dhimo Mecit, ndaj të cilit kreu edhe plagosjen./ZËRI


