VLORË-Vajza dhe dhëndri i presidentit Donald Trump anë mbërritur në Vlorë të shoqëruar me forca të shumta policie. Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner pritet të zhvillojnë një sërë takimesh private me studio arkitekturore dhe përfaqësues të fushës së zhvillimit urban dhe turistik. Vizita lidhet me interesin për projekte të mundshme zhvillimore në Ishulli i Sazanit dhe zonën e Zvërnec.
Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Qeveria e Shqipërisë në janar të vitit 2025 miratoi kërkesën e Jared Kushner për zhvillimin e ishullit të pabanuar të Sazanit, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik. Sipas qeverisë, resorti me vlerë 1.4 miliardë eurosh përmbush kriteret e parashikuara në legjislacionin për investimet strategjike./ZËRI

