Aktualitet

“Jam shtatzënë, kam komplikacione”, Ajola Xoxa i kërkon GJKKO-së ndryshimin e masës së sigurisë

Kërkesa është depozituar në gjykatë dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është gjyqtare themeli edhe në procesin ndaj Erion Veliaj.

F.I
“Jam shtatzënë, kam komplikacione”, Ajola Xoxa i
Ajola Xoxa

TIRANË-Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa i është drejtuar Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë. Shkak është bërë shtatzënia e saj, si dhe disa komplikacione shëndetësore që, sipas burimeve, ajo ka shfaqur së fundmi.

Kërkesa është depozituar në gjykatë dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është gjyqtare themeli edhe në procesin ndaj Erion Veliaj. Fëmija i dytë i çiftit vjen në një moment delikat për çiftin, për shkak të zhvillimeve gjyqësore që po marrin vëmendje publike. 

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste./ZËRI

Poll

MOS HUMB