Aktualitet

Konflikti me armë zjarri pranë zyrës së PSD-së në Ali Dem, arrestohet 24-vjeçari

I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.

F.I
Konflikti me armë zjarri pranë zyrës së PSD-së në
pamjet nga vendngjarja

TIRANË- Lorenc Telhallari 24-vjeçari i cili u përfshi në një sherr me armë zjarri pranë zyrës së PSD më 29 prill te zona e Ali Demit është vendosur në pranga nga policia e Tiranës. I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas sëbashku me babain e tij shtetasin A. T( i ndaluar me datë 18 Maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem.

Filllimisht Lorenc Telhallari u konfliktua me një person në zonë. Pas sherrit, Lorenc Telhallari ka ikur në banesë dhe më pas është përfshirë sërish në konflikt bashkë me të atin, Arjan Telhallari. Ky i fundit gjithashtu i kapur nga policia kishte edhe një automatik "Skorpions" të zi në dorë, të cilën sipas Policisë nuk e kishte përdorur.

Konflikti me armë zjarri pranë zyrës së PSD-së në
Arjan Telhallari

Në lidhje me incidentin e ndodhur asakohe, Partia Socialdemokrate në reagimin e saj, sqaroi se ngjarja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin politik të partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB