Aktualitet

Kush do të ulet në 'karrige'? Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për kreun e Policisë së Shtetit në fazën finale

Voci është kandidatura që ka fituar më shumë pikë, i cili është renditur i pari, ndërkohë që pas tij është Lorenc Panganika.

F.I
Kush do të ulet në 'karrige'? Tonin Voci kryeson listën
Tonin Voci

TIRANË- Tonin Voci, është kandidati i cili kryeson listën, në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve në media, Voci është kandidatura që ka fituar më shumë pikë, i cili është renditur i pari, ndërkohë që pas tij është Lorenc Panganika.

Sipas raportimeve tre emrat e parë në listë janë dërguar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në tavolinën e kryeministrit Edi Ramës, i cili do të vendosë emrin e kandidatit fitues sipas preferencës së tij. Vendimi për kryepolicin e ri mund të merret brenda javës. 

Në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend janë gjithsej 14 kandidatë. Dosjet e kandidatëve janë vlerësuar nga Komisioni në Ministrinë e Brendshme, ishte i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj.

Kandidatët që garojnë janë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arap, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi,Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku,Skënder Hita dhe Tonin Voci.

Largimi i Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars hapi zyrtarisht garën për zgjedhjen e kryepolicit të ri, një proces që tashmë ka hyrë në fazën më vendimtare. Pas filtrit të aplikimeve dhe verifikimeve ligjore, këtë të martë në Ministrinë e Brendshme u zhvillua “testi final” për 14 kandidatët e mbetur në garë. Dy aplikante gra u skualifikuan që në nisje, pasi ligji kërkon që kandidatët të jenë pjesë e strukturave të policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB