Video

Kush e vrau biznesmenin italian në Tepelenë? Hetimet marrin kthesë...

Zhuljeta Llani
Kush e vrau biznesmenin italian në Tepelenë? Hetimet marrin
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një 44-vjeçar italian, Edoardo Sarchi, është gjetur i vrarë mëngjesin e së shtunës në fshatin Salari të Tepelenës. Trupi i tij u gjet në anë të rrugës, ndërsa pak metra më tej u identifikua edhe automjeti i tij. Ndërkohë që nuk dihen rrethanat e as autori, hetimet kanë marrë një kthesë të papritur. Fillimisht u raportua se 44-vjeçari ishte vrarë me breshëri plumbash, por pas ekspertizës mjeko-ligjore, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë, që i ka shkaktuar gjakderdhje fatale. 

Ekspertiza hedh poshtë edhe versionin e dhënë më herët nga ortaku i tij, Eqerem Braçi, i cili pretendonte se një person i panjohur kishte hapur zjarr ndaj makinës së viktimës. Mirëpo, ekspertiza teknike nuk gjeti asnjë gjurmë plumbi, përveç një gome të shfryrë. Nga ana tjetër, policia ka ndaluar edhe Gazment Braçin, djalin e Eqerem Braçit, i cili më herët ishte shpallur në kërkim. Bazuar në të dhënat më të fundit, pista kryesore e hetimit po zhvendoset drejt një konflikti të mundshëm mes ortakëve të fabrikës së tullave, që Sarchi dhe Braçi kishin në Tiranë. 44-vjeçari talian rezulton një biznesmen i fuqishëm në Tiranë. Ai ishte administrator i fabrikës së tullave “Tegola Edilcentro” në zonën e Laprakës në Tiranë, ku banonte prej 20 vitesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB