Video

50 mijë euro për të vrarë Klevis Lleshi! GJKKO lë në burg ekzekutorin

Sipas hetimeve, ai është paguar 50.000 euro për vrasjen, por para togave të zeza Nuzi i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se nuk është i përfshirë fare në vrasjen për gjakmarrje të 220vjeçarit nga Burreli.

zh.ll
50 mijë euro për të vrarë Klevis Lleshi! GJKKO lë
aurel hoxha-klevis lleshi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Sabah Nuzin, personi i arrestuar me kërkesë të SPAK për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, 5 vite më parë. Sipas hetimeve, ai është paguar 50.000 euro për vrasjen, por para togave të zeza Nuzi i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se nuk është i përfshirë fare në vrasjen për gjakmarrje të 22-vjeçarit nga Burreli. Ndërkohë, togat e zeza kanë dërguar në "Arrest shtëpie" shtetasin tjetër të arrestuar, Samet Loka, i cili akuzohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga pronari i "Monopol", Aurel Hoxha, por nuk ka gisht në vrasje. Ndërkohë, Hoxha, i cili është identifikuar si porositësi i krimit, aktualisht vijon të jetë në kërkim. Dyshimet janë se ngjarja ka si prapavijë hakmarrjen, megjithatë kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet. Vrasja e Agim Hoxhës në 2012 nga Arben Lleshi u bë pikënisje për një seri ngjarjesh. Një vit pas atij ekzekutimi u vra babai i Klevisit, Xheviti, ndërsa 3 vite më vonë vëllai i tij Hajredini. Ndonëse i ri në moshë, hakmarrja nuk kurseu as Klevisin,  i cili fillimisht u zhduk në Burrel, e më pas u gropos në fshatrat e Kurbinit, ku u gjet nga banorët e zonës në vitin 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB