Aktualitet

“Më sillni një provë, dhe e dorëzoj vetë”, flet babai i Altin Ndocit: E akuzon vetëm Nuredin Dumani, ka thënë ‘e dua të vdekur’

Nikoll Ndoci deklaroi se i biri ishte akuzuar për katër vrasje, por kishte marrë pafajësi si në Gjykatën e Shkallës së Parë, ashtu edhe në Apel për dy raste

E.K
“Më sillni një provë, dhe e dorëzoj vetë”,
arratisja e altin ndocit

TIRANË- Babai i Altin Ndocit, 34-vjeçarit që u arratis mesditën e djeshme nga spitali infektiv i Durrësit, ku ishte dërguar për një kontroll, ka thyer heshtjen dhe ka folur për ngjarjen që tronditi sigurinë në burgjet e vendit. Nikoll Ndoci pretendon se arrestimin i djalit të tij ka qenë i pabazuar në prova, dhe vetëm në dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili ka marrë statusin e të pandehurit të dejtësisë. Në një lidhje telefonike me “Kafe Shqeto”, Nikoll Ndoci kërkoi që SPAK t’i vëjë në dispozicion prova që implikojnë djalin e tij, dhe në këtë rast vetë ai do të negocionte për të dorëzuar të birin.

Ai pretendon se motivi i Nuredin Dumanit për të akuzuar djalin e tij lidhet me një konflikt të hershëm, për një rrahje mes Altin Ndocit dhe vëllait të Dumanit.

"Ai e ka deklaruar vetë. 'Dua ta vras, e dua të vdekur'", theksoi Nikoll Ndoci, duke cituar fjalët që ka thënë Dumani për djalin e tij. Ndër të tjera, Ndoci pretendoi se Nuredin Dumani ka kërcënuar me jetë avokaten e familjes së tyre.

Sipas tij, kërcënimi ka ndodhur "ballë për ballë, në mes të SPAK-ut", gjatë një seance gjyqësore. Ai shtoi se posedon regjistrime audio si provë për këtë ngjarje, si dhe për biseda të tjera kompromentuese "në korridoret e drejtësisë", të cilat tregojnë "turpin e SPAK-ut".

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse djali i tij ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, Nikoll Ndoci pohoi se ai ishte ndaluar vetëm një herë për posedim të një sasie hashashi. Ai mohoi kategorikisht çdo lidhje të djalit me masakrën e Bradasheshit. 

Deklarata e plotë e tij

"Kjo është një histori, asgjë më shumë, asgjë më pak, veç një dështim i SPAK-ut. Po, morëm një pafajësi në shkallën e parë, e morëm edhe në apel të GJKO-së.

Dhe tani SPAK-u, e ke parasysh, që pretendon mua të paktën një provë. Një provë të sjellin të gjithë, kush është gazetar në Shqipëri, të më sjellin një provë të vetme dhe jam unë i gatshëm të shkoj të ta dorëzoj në prokurori, në SPAK.

Një gazetar të më gjejë një provë kundër atij, ADN-a, çfarëdo të dojë, çdo gjë që të ma sjellë mua si person, unë jam i gatshëm të shkoj ta dorëzoj në prokurori.

Po, ka pasur, ka qenë i marrë një radhë me hashash.

Ka pasur një arsye, një shpjegim, duke marrë të mirëqenë pretendimin tuaj që nuk ka lidhje me masakrën e Bradasheshit.

I vetmi person që e akuzon për Bradasheshin, e akuzoi edhe për katër vrasjet në Durrës. Një farë Nuredin Dumani, që e emëron me forcë dhe me fanatizëm, e mbrojti SPAK-u.

I vetmi person. Ai e çoi tek qerri i vogël, që ishte i penduar i drejtësisë, nuk mund të flas diçka se jam shumë i lodhur.

Pretendohet gjoja një rrahje e të vëllait të tij. Pretendohet.

Nuk e di, s'kam idenë fare, por pretendohet. Dhe ai e ka deklaruar vetë. "Dua ta vras, e dua të vdekur".

Tani nuk mundet një, një person që ka bërë, i ka pranuar vetë ai, 12 vrasje a 13 a sa ka bërë, një ordiner, dhe të vijë të më akuzojë mua dhe të më shkatërrojë familjen, në asnjë mënyrë, Flavio!

Këto këtu, nuk e di se ku po jetojmë, ku po shkojmë.

Unë kam shumë e shumë gjëra të tjera. Shumë e shumë gjëra të tjera.

Edhe kundrejt SPAK-ut, edhe kundrejt disa individëve që flasin nëpër korridore, i kam me audio. Që flasin nëpër korridore.

Që është turpi, turpi i drejtësisë, turpi i SPAK-ut.

Mund të flas edhe pas disa ditësh, ai diçka të tillë. Edhe kam shumë dëshirë, kam shumë dëshirë. Unë i përballoj vetë.

Unë bëra 68 sot. Nuk kam qenë kurrë kriminel, as bëhem kriminel, as fisi im s'është kriminel.

Unë vij nga një familje fshatarësh që jetojmë, mundohemi të jetojmë me djersën e ballit.

Djalin tim atëherë e rujtë Zoti. Disa gazetarë në studio. Në të gjitha studiot dalin dhe e quajnë kriminel. Ore zotëri, ka një provë? Drejtësia punon me drejtësi.

Unë do të më gjejë një provë, mor shoku im, një provë mor ta marrsha.

S'ka mundësi, një ADN. Si nuk doli një ADN kundër tij? Provat kriminalistike hidhen poshtë dhe pretendohet për një Nuredin Duman.

Kush e mbron atë njeri, o vëlla? Po bëjmë të kundërtën.

Aty unë kam një avokate, e ke parasysh.

Pas disa ditësh, mbas vazhdim e mbrapa mund të ketë edhe probleme të tjera.

Kam një avokate unë që... Inshallah, ma ruajtë Zoti se është, është edhe atë e kanë kërcënuar me vdekje. Në sallë gjyqi, në sallë, mu në mes të SPAK-ut.

E kanë kërcënuar me jetë. Avokaten.

Zoti i rujtë, Zoti i rujtë ca gazetarë që po pastrohen".

Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Pas vizitës dhe mjekimit të parë me rekomandim të mjekut, u kërkua të priste edhe 2-3 orë për një rikontroll nga bluzat e bardha. Në këtë momentet Altin Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga. I kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur dhe efektivët tentuan t’i vënë prangat, 38-vjeçari nisi t’i godasë dhe i sulmoi. Ndoci është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB