Aktualitet

Ndërhyrjet kirurgjikale që përfunduan në vdekje! Dy persona humbën jetën brenda javës

Brenda harkut kohor dy ditor, një 54-vjeçare humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për ngushtimin e stomakut në spitalin privat “Villa Alba” dhe një pacient italian ndërroi jetë pas një operacioni në klinikën dentare 'Health Dental'.

F.I
Ndërhyrjet kirurgjikale që përfunduan në vdekje! Dy persona
Ilir Shani dhe Valbona Xha Zejno

TIRANË- Brenda një jave dy persona kanë humbur jetën, pas ndërhyrjeve kirurgjikale në klinika private. Konkretisht brenda harkut kohor dy ditor, një 54-vjeçare humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për ngushtimin e stomakut në spitalin privat “Villa Alba” dhe një pacient italian ndërroi jetë pas një operacioni në klinikën dentare 'Health Dental'.

Rasti i parë u regjistrua më 22 maj në qytetin e Durrësit, ku një grua 54-vjeçare humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për ngushtimin e stomakut në spitalin privat “Villa Alba”. Viktima Valbona Xha Zejno iu nënshtrua operacionit për ngushtimin e stomakut dhe humbi jetën vetëm një ditë pas ndërhyrjes. Operacioni u krye nga kirurgu i njohur në qytetin e Durrësit, Ilir Shani, i cili sot është vënë në hetim për neglizhencë.

Sot, dy të nga vdekja e 54-vjeçares, humbi jetën 63-vjeçari italian. 63-vjeçari më datë 20 maj ka kryer një operacion në një klinikë dentare 'Health Dental',në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, ku ka mbushur 3 dhëmballë dhe më pas është larguar. Dy ditë pas ndërhyrjes në klinikën dentare, ishte paraqitur për mjekim në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë. Pavarësisht ndihmës mjekësore që pacienti italian ka marrë në spital, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm më 24 maj. 

Dosja i ka kaluar Prokurorisë, ndërsa në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës. Sipas legjislacionit penal shqiptar, në rastet kur neglizhenca mjekësore shkakton vdekjen e një personi, parashikohet dënim me burgim deri në 2 vjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB