Aktualitet

Nga "Monopoli" në zemër të Tiranës, te 32 makinat dhe 13 apartamentet e bizneset, SPAK sekuestron pasuritë e Aurel Hoxhës

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 5 mln euro të Aurel Hoxhës, i cili akuzohet si porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit. Në mesin e pasurive janë biznese, apartamente dhe 32 mjete luksoze, mes të cilave Lamborghini dhe Rolls Royce

E.K
Nga "Monopoli" në zemër të Tiranës, te 32 makinat
aurel hoxha

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Aurel Hoxha, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2020. 

SPAK njoftoi pak ditë më parë se Aurel Hoxha ka porositur vrasjen e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje për vëllain Agim Hoxha në Angli në vitin 2012. Ndërsa ekzekutori është Sabah Nuzi.

Në mesin e pasurive të sekuestruara, është lokali “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit, si dhe dy subjekte të tjera tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, në kuadër të procedimin penal nr.177 të vitit 2025.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025  të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në po të njëjtën ditë, urdhërin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi  3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, në kuadër të procedimin penal nr.177 të vitit 2025.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro.

Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:

“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;
“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;
Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;
Apartamentet dhe njësitë:

Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:

32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.

52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).

Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB