Aktualitet

Momenti i shitjes- Po shkëmbenin drogën me njëri-tjetrin, arrestohen tre persona në Durrës (EMRAT)

Haxhi Çela i kishte blerë shtetasve Ardis Kraja dhe Gerald Kuqi, një çantë me lëndë narkotike.

F.I
Momenti i shitjes- Po shkëmbenin drogën me njëri-tjetrin,
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS-Tre persona janë arrestuar në Durrës nga për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Kamerat e sigurisë nxorrën zbuluar tre të rinjtë, teksa Haxhi Çela kapet në flagrancë teksa i blen lëndën narkotike Ardis Krajës dhe Gerald Kuqit në Durrës. 34-vjeçari u ndaluan pranë mbikalimit të Shkozetit, ku në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 3.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Ndërsa gjatë kontrollit policor në automjetin e dy bashkëpunëtorëve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një dorezë hekuri. Autorët akuzohen për veprat penale 'prodhim dhe shitje narkotikësh' dhe 'prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta'. 


Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Spring”.

Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së kanabisit, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 3.5 kilogramë kanabis, e përpunuar dhe gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Spring”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, pranë mbikalimit të Shkozetit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin që drejtohej nga shtetasi H. Ç., i dyshuar se po transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen në zonën e Lushnjës. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, me peshë rreth 3.5 kilogramë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë, konkretisht A. K., 43 vjeç dhe G. K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin shitur shtetasit H. Ç., në zonën e Spitallës, lagjja nr. 15, lëndën narkotike që iu sekuestrua gjatë këtij operacioni.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit A. K. dhe G. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një dorezë hekuri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB