Aktualitet

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, gjykata lë në burg Zenel Muçmatën: Ndërhyra për të mbrojtur familjen!

Ngjarja ndodhi më 19 shkurt në fshatin Bicaj në Kukës,

I.F
Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, gjykata
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KUKËS- Gjykata e Kukësit ka lënë në burg Zenel Muçmatrën, vëllain e Sebastian muçmatës që plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn. Zenel Muçmata, i cili është drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës, u arrestua të hënën, si i dyshuar për përfshirjen në plagosjen e Halilajt. Gjithashtu me urdhër të Prokurorisë së Kukësit janë arrestuar edhe Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj, të cilët akuzohen për përkrahje të autorit, ata priten të dalin nesër para gjykatës.

ZeneL Muçmata ka pretenduar se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjaret e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.

Ngjarja ndodhi më 19 shkurt në fshatin Bicaj në Kukës, ku Sebastian Muçmata, plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin Elvis Halilaj, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj. Pasi kreu plagosjen, Muçmata u vetëdorëzua, ndërsa në kërkim u shpall i vëllai i tij.

Sebastian Muçmata ka deklaruar para grupit hetimor se shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt. Ky i fundit pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht nga detyra. Autori ka dëshmuar se konflikti nisi pasi dy vëllezërit Halilaj, Elvis dhe Qerim kërcënuan me armë zjarri babanë e tij dhe dhunuan vëllain e tij, Zenel Muçmatën.Po ashtu edhe autori është lënë në burg nga Gjykata e Kukësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB