Aktualitet

Shembet me tritol resorti i ndërtuar pa leje nga ish-kreu i IMT-së Durrës

Momenti i shembjes me tritol të resortit luksoz ‘Saint Michelle Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar ish-kryeinspektori i IMT-së, Ardian Halili

Redaksia Zëri
Shembet me tritol resorti i ndërtuar pa leje nga ish-kreu i IMT-së
Pamje nga shembjet

DURRËS- Shembet me shpërthim edhe me fadroma, resorti i ish-kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Durrësit, Ardian Halilit, i cili u arrestua dy ditë më nga blutë në qytetin bregdetar.

Forcat Xheniere pak minuta më parë realizuan shembjen me shpërthim të kontrolluar të godinës 2-katëshe të resortit në zonën e Shetajt, Ishëm.

Bëhet fjalë për objektin e njohur si “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, ku resorti me 11 kabina tip garsionere, një godinë 2 katëshe, një fushë mini-futbolli, pishinë në një sipërfaqe toke 5.600 m2 është ndërtuar pa leje gjatë kohës kur Ardian Halili ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës, deri në vitin 2021.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Policia e Durrësit ka vënë në pranga Ardian Halilin, ish-kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës, nën akuzën për ndërtim të paligjshëm. 55-vjeçari akuzohet se në vitin 2017 ka ngritur një resort pa leje në zonën e Shetajt, Ishëm, gjatë kohës që ishte në detyrë. Ndërsa autoritetet e zbuluan paligjshmërinë këtë gusht të 2025-ës.

Policia e Durrësit njoftoi, se ish-zyrtari ra në pranga këtë të mërkurë nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar: “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, bëri me dije policia vendore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës."/ZËRI

Poll

MOS HUMB