Aktualitet

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve shpreh ngushëllimet për vrasjen e Astrit Kalasë: Si mund t’ju ndihmojmë?

Në letërn drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg ofron gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë.

F.I
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve shpreh ngushëllimet për vrasjen e
Astrit Kalaja

TIRANË-Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, më 6 tetor, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja pas një seance gjyqësore. Shoqata e konsideron të rëndë dhe në kufijtë e aktit terrorist, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Në letërn drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg ofron gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë.

Letra e Shoqtaës Evropiane të Gjyqtarëve:

Të dashur kolegë,

Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij  të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare. Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë.

Faleminderit për vëmendjen tuaj.

Me respekt,

Mikael Sjoberg

President i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve.

Poll

MOS HUMB