Aktualitet

U dënuan me 35 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn

Tashmë çështja ndaj të dyve do të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese në Apelin e Posaçëm

E.K
U dënuan me 35 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e
Santiago malko dhe ilir selmani

TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, për dy prej personave të dënuar për vrasjen e Santiago Malkos, e ndodhur 6 vite më parë në Tiranë. Relatori Sokol Binaj dhe trupa gjykuese, kanë prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet e tyre.

Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Elvis Gaçaj është dënuar me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Tashmë dosja e tyre do të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese.

Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bën përplasjet e grupeve kriminale në Tiranë. Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë.

Vrasja e ish-policit u planifikua nga Leonard Duka, vëllai i tij Erlis Duka dhe një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, Ilir Selmani, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku, Xhoni Nica dhe Bledar Teta. Leonard Duka u arrestua në Belgjikë në 14 shkurt të vitit 2023.

Ilir Selmani akuzohet se mori pjesë në vrasjen e ish-policit Santjago Malko. Ai drejtonte njërën prej makinave që bënë ndjekjen e Malkos, ndërsa më pas është kapur nga kamerat e sigurisë duke mbledhur bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta, edhe ky pjestar i klanit Duka sipas prokurorisë. Malko ka qenë ditën e ekzekutimit në spitalin Pediatrik, ku dërgoi djalin e sëmurë duke lëvizur me një makine normale dhe jo të blinduar. Ky ka qenë momenti kur autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga brenda makinës, duke i shkaktuar vdekjen. Santiago Malko dyshohet se u ekzekutua nga grupi rival i Ervis Martinaj, për shkak të lidhjeve të afërta me këtë të fundit. Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i shpallur në kërkim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB